Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka dashur të shpalosë asnjë detaj të vetëm rreth takimit që zhvilloi para disa ditësh me sekretarin amerikan, Mike Pompeo.
Sipas tij, diskutime të tilla nuk duhet të tregohen për publikun e gjerë. “Nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave.
Por që çdo bisedë me përfaqësuesit e forcës më të fuqishme në botë është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai për Pink, transmeton Indeksonline.
Më tej, Vuçiq theksoi se Beogradi dhe Prishtina nuk do ta kenë një vjeshtë të lehtë apo dimër të thjeshtë.
I pari i Serbisë e pranoi që shteti i tyre është shumë i vogël që t’i bind Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë mendje për Kosovën.
“Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, u shpreh ai.