Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.
Burime të Gazetës Express brenda mbledhjes së kryesisë së LDK’së thonë se tashmë është vendosur që anëtarja e kryesisë, Vjosa Osmani të jetë kandidatja e kësaj partie për kryeministre.
Osmani është e nominuara e parë grua për postin e kryeministres së Kosovës.
Ajo zgjedhjet e 2017’ës ka qenë gruaja më e votuar në Kosovë, me 65 mijë vota dhe ndër politikanët më të votuar në nivel vendi, nga të gjitha subjektet politike.
Osmani u bë pjesë e kryesisë së partisë ditë më parë.
Ndërkaq kreu i LDK’së dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie kanë filluar takimet me udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.
Është pozita e kryeministrit që po ua vështirëson bashkimin këtyre dy subjekteve, pasi që edhe LDK, deri tash, kanë këmbëngulur që kandidati për kryetar të qeverisë duhet të shkojë nga radhët e tyre.