9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre do të digjet, ja dy skenarët

Rekomandime

Të gjitha gjasat janë që kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të digjet, njësoj sikurse ishtë djegur ajo e Avdullah Hotit në zgjedhjet e kaluara.

Sinqerisht, unë nuk besoj se Vjosa Osmani do të bëhet ndonjëherë kryeministre. Nëse ju kujtohet, të njëjtën gjë e kam pas thënë për Avdullah Hotin dhe kam pas marrë shumë reagime negative nga fanatikët e LDK-së, të cilët besonin se kandidati i tyre ishte pakrahasimisht më i ditur dhe më i miri.

- Advertisement -

Pas dy vitesh LDK ka harruar për ekspertin e ekonomisë që do ta nxjerrte Kosovën nga kriza e thellë ekonomike dhe tash ka gjetur një figurë kompromisi politike për kryeministre.

Kjo është një hipokrizi, meqë krejt loja po bëhet për ta eliminuar Vjosa Osmanin nga konkurrenca për drejtimin e partisë. Në dy variantët e mundshm gjasat janë që Vjosa Osmani të eleminohet nga mundësia për ta drejtuar qeverinë.

Skenari i parë është që Vetvendosje të dalë e para në zgjedhje dhe për kryeminister të imponohet Albin Kurti.

- Advertisement -

Ne variantin tjetër, nëse LDK del e para, Vetvendosje do ta kushtëzojë pjesmarrjen në qeveri me Albin Kurtin në postin e kryeministrit, meqë ai e di se edhe Ramush Haradinaj nuk pranon as më pak as më shumë se rolin e kryeministrit.

E vetmja parti që do të bënte koalicion me LDK-në dhe të mos e kërkojë me çdo kusht postin e kryeministrit është PDK-ja.

- Advertisement -

Edhe në këtë variant zonja Osmani nuk do ta ketë lehtë, meqë ajo do të tentojë të mos e pranojë koalicionin me PDK-në dhe kjo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit