Shtatori do të sjellë shumë pranë Tokës një asteroid, përmasat e të cilit janë shumë të mëdha, krahasuar me ato të ndërtesave më të larta në planet.
Ekzaktësisht më 14 shtator, pritet të shfaqet asteroidi 2000 QW7, me një diametër prej 650 metrash.
Trup qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specilistëve, nuk përbën asnjë rrezik. Sidoqoftë, qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës.
Qershorin e këtij viti, u bë me dijeni se teknologjia më e fundit e teleskopëve është mjaftueshëm e avancuar për të sinjalizuar në kohë njerëzit, në rast të një rënieje asteroidi në Tokë.