Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka premtuar se shtetin e kapur nga partitë e pushtetit do ta kthejmë tek qytetarët.
Ajo përmes një postimi në Facbook, dha një mesazh nga Vitia për të gjithë të rinjtë që kanë planifikuar të ikin nga Kosova.
Përveç të rinjve ajo ju adresua të gjithë grave dhe burrave që me zor po i mbajnë familjet, dhe të moshuarve që kanë mbetur në mëshirën e kujdesit si lëmoshë, “Të mos e humbin shpresën sepse nuk jeni vet! Jam me ju sepse jam një nga ju”, ka shkruar Osmani.
“Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë. Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht!
Dhe s’ka gjë që na ndalë në këtë rrugëtim”, ka shtuar Osmani.