Një mërgimtari që nga Austria erdhi për pushime në Kosovë, me të arritur në vendlindje i ndodhi një e papritur.
Zyrtarët e KEDS-it i thane atij se nuk ka borxh të energjisë, por për më tepër ka endergji të paguar nga Ministria e Piunës dhe Mirëqenies Sociale.
Kjo e habiti tej mase mërgimtarin nga qyteti i Gjilanit, Musa Nezirin.
“Unë njëherë u habita, thash si është e mundshme kjo. Unë nuk kam të bëjë punë me socialin. U befasova dhe një here më erdh si nënçmim, dhe thash e kanë bërë ndonjë gabim te ndonjë të varfëri”, ka deklaruar Neziri për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
- Advertisement -
Në rast se mërgimtari nuk do të paraqite rastin, rryma do t’i paguhej nga Ministria.