3.3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Clinton i dërgon letër Haradinajt

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot një letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

- Advertisement -

Ajo i ka shkruar edhe për pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në ngjarje.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit