Kryetari i NISMËS Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive. Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garoj me koalicion NISMA, AKR dhe PD
Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Varësisht ofertave që kemi pasur të githë, kemi parë që interesi i kosovës është që nisma e akr të shkojnë së bashku” tha ai.
Ndërkohë i pari i NISMËS thotë se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme.
“Një bosht politik i cili do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës, po i vëmë themelet e një boshti politik që në të ardhmen do të jetë një faktorë vendimtar” tha Limaj për T7.
E ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.
Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin.
“Forcat politike e cila e merr besimin si forcë e parë politike, e ka të drejtën e mandatarit dhe për të përzgjedhur partnerë, e ne do të jemi aty për të shikuar ofertat e forcës politike që ka dalë e para, e pas asaj duke parë mundësitë e realizimit të programit tonë, atëherë ne e marrim vendimin të bashkohemi apo jo me partinë e parë që do të dilte nga zgjedhjet” shtoi ai.
Ndërkohë ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se përfundimi i mandatit të qeverisë Haradinaj ka qenë i mirëseardhur.
“Ka pasur punë të mira, ka pas punë të lanë në gjysmë, ka pas punë që nuk janë kryer, është mandat i shkurtër 2 vjeçar vetë përmbyllja dhe fundi si i ka ardhur kësaj qeverie tregon që vendi ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje” tha Limaj