Subjekti i udhëhequr nga Albin Kurti i jep mundësi secilit anëtar partie për t’u kandiduar për deputet.Është vet statuti i Vetëvendosjes ai që e mundëson një gjë të tillë.
Nëse një anëtar i Vetëvendosjes nuk e fut në listën e të privilegjuarve, ai duhet ta shpallë vet kandidaturën.
E që të arrihet deri të propozimi për të kandiduar për deputetë, janë disa procedura.
“Secili anëtar i Vetëvendosjes duhet të mbledhë 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të këshillit të qendrës në komunën e tij, e pastaj të bëhet kandidat i brendshëm i cili votohet në një mbledhje zgjedhore të këshillit të qendrës në secilën komunë”, thuhet në rregulloren e VV’së.Por jo të gjithë emrat për kandidatë do të vendosen nga VV.
1/4 e emrave të listës së Vetëvendosjes si kandidat për deputet, e vendos kreu i partisë.