Wednesday, July 24, 2024

Spanja sillet si Serbia: Lëshon takimin për shkak të Kosovës

- Advertisement -
- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell ka lëshuar takimin në Helsinki për shkak të pranisë së Behgjet Pacollit, transmeton Gazeta Metro.

Spanja nuk ka pranuar që të qnëdrojë në një tavolinë me Kosovën. Kjo ndodhë për herë të parë që një shtet Perëndimor dhe anëtar i Bashkimit Evropian (BE), të sillet si Serbia.

- Advertisement -

“Spanja nuk e njeh pavarësinë dhe nuk ka dashur të qëndrojë me institucionet e Kosovës, në Samitin e Helsinkit”, ka shpjeguar Ivica Dacic gjatë takimit.

Përndryshe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo spanjolle ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.

Vlen të theksohet se më herët në takime të tilla vetëm Serbia kanë lëshuar takimin në shenjë të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, përderisa sot në takimin e Helsinkit është hera e parë që një vend tjetër sillet në të njëjtën mënyrë si Serbia.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura