10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Djali i shkoi në klasën e parë, veprimi i babait kosovar la pa mend të gjithë

Rekomandime

Admiral Zylfiu, i cili dje, bashkë me shumë moshatarë të tjerë i ka filluar mësimet për herë të parë, ka një çantë e cila mund të jetë më e veçanta në Kosovë.

- Advertisement -

Atë çantë i ati i tij e ka ruajtur për 29 vjet pikërisht për këtë ditë.

“Populli nuk vdes kurrë, përkundrazi ai sa vjen e rinohet”, ka shkruar Lavdimi në profilin e tij në Facebook, duke treguar edhe historinë e çantës së të birit.

- Advertisement -

“Një rrugëtim sikurse i imi para 29 viteve me çantën time nga klasa e parë, në vitin 1990, të cilën e kam ruajtur plot 29 vite pikërisht për ditën e sotit”, shkruan ai, duke i dëshiruar suksese Admiralit, si dhe shokëve e shoqeve të tij.

“Zoti i ruajtë gjithë fëmijët e Kosovës dhe të botës!”, përfundon ai me urim postimin e tij.

- Advertisement -

Admirali ka filluar mësimin në klasën e parë, në shkollën fillore “Elena Gjika” të Prishtinës. I ati i tij, Lavdimi, është kryetar i Federatës së minigolfit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit