Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Igumenicë të shtunën e shkuar, falë ndihmës së qenit të trajnuar posaçërisht për zbulimin e drogërave, të quajtur “Avra”.
Në video shihet momenti kur qeni anti-drogë e nuhat lëndën narkotike dhe fillon të gërvishë e të kafshojë ulësen e pasme, duke dhënë sinjalin se droga është fshehur aty.
Agjentët e njësisë së drogës në Igumenicë çmontuan dhe gjetën 14 pako, me peshë totale 15 kg e 500 gram.
Policia publikoi sot videon ku një prej qenve të saj zbulon lëndën narkotike.