Prindërit e nxënësve në Shkollën ‘’Llaze Angellovski’’ në lagjen Lisiçe e Re e Shkupit janë të revoltuar për shkak të angazhimit në shkollën e tyre të një mësueseje, e cila më herët ka qenë e larguar nga puna në Kumanovë.
Shkak për largimin e saj ka qenë publikimi i fotografive dhe incizimeve të veta erotike në facebook, kurse tani prindërit kërkojnë largim edhe nga shkolla Llazo Angellovski.
- Advertisement -
Nuk dihet ende nëse do të ketë një tjetër pushim të mësueses, po prindërit janë mjaft të vendosur që ajo nuk duhet të jetë më pjesë e shkollës.