Një grua amerikane është arrestuar në Filipine pasi tentoi të fluturonte me një foshnjë në çantën e dorës. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale.
Zëdhënësja e Byrosë për Imigracion në Filipine, Melvin Mabulac, tha se rreth orës 6 e 20 minuta të së mërkurës kanë pranuar raport se një grua 43 vjeçe është kapur me një foshnje në çantën e dorës.
Incidenti ndodhi në aeroportin ndërkombëtar “Ninoy Aquino” në Manila, ndërsa raportohet se foshnja ishte lindur vetëm para gjashtë ditëve.
Gruaja e dyshuar ishte duke udhëtuar e vetme dhe para policisë e ka paraqitur vetëm pasaportën e vet. Sidoqoftë, kur policia ia kontrolloi çantën, në të e gjeti foshnjën.
Raportohet se e dyshuara nuk posedonte dokumente për fëmijën.
Rastin e tmerrshëm është duke e hetuar Byroja Kombëtare e Hetimeve, më saktësisht Departamenti Kundër Trafikimit të Njerëzve, shkruan “CNN”.