Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ftuar në FRONTAL të T7, ka debatuar me Avni Bytyçin, këshilltar i Kadri Veselit, rreth nismës së këtij të fundit për luftën kundër korrupsionit.
Zogiani ka thënë se nuk mund ta vjedhësh një popull për vite të tëra, dhe pastaj të kthehesh e ta luftosh korrupsionin.
“Duhet me pas turp përnjëmend”, ka thënë Zogiani.
Ndërkohë kur Bytyçi ia ka përmendur nënshkrimin e “Paktit të Veselit”, në luftën kundër korrupsionit, Zogiani ka pyetur se me kë të nënshkruaj marrëveshje , duke cilësuar Veselin si ‘babën e korrupsionit”
“ me kënd me nënshkrua marrëveshje, me babën e korrupsionit a ?” ka thënë Zogiani.