Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vend në Shqipëri.
Avokati Spartak Ngjela ka folur për lëvizjet e fundit në Tiranë të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Sipas Ngjelës, Kurti nuk arrin dot gjë në Shqipëri dhe këtë e shpjegon kështu:
“Albin Kurti nuk arrin dot gjë, sepse nuk ka arsye politike, kjo shihet nga projekti i VV-së. Nuk është arsye politike për Shqipërinë, prandaj dështon. Doktrina e tij nuk ngjit këtu. Shqipëria ka nevojë të eliminojë korrupsionin në rrafsh kombëtar”, tha ai në Top Channel.