13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ekskluzive: Tensione dhe përplasje ndërmjet Vjosa Osmanit e Agim Veliut, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Rekomandime

Qëllimi i njëjtë i bëri bashkë, por dallimet rreth marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ishin më të theksuara se kurrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së merr vesh se mbledhja e sotme e Kryesisë kishte përfunduar e tensionuar, si rezultat i mospajtimeve për koalicionin me LVV-në.

- Advertisement -

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së nuk është shënuar asnjë lëvizje drejt avancimit dhe gatishmërisë për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV-në si partner në qeverinë e re.

Mospajtimet kanë qenë evidente karshi koalicionit me LVV-në”, theksojnë burimet brenda LDK-së.

Po ashtu, në këtë takim Gazeta Blic merr vesh se ka pasur edhe përplasje verbale ndërmjet dy nënkryetarëve të LDK-së Agim Veliut dhe Vjosa Osmani.

- Advertisement -

“z. Veliu dhe z Osmani, kanë replikuar ashpër mes vete duke shprehur kundërshtitë e tyre rreth koalicionit të mundshëm”, citojnë burimet e njëjta.Gazeta Blic nga burime brenda Vetëvendosjes merr vesh se posti i presidentit më nuk është problem ndërmjet këtyre dy partive, për faktin se për këtë post do të diskutohet pas formimit të Qeverisë, por tash problem është Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky zyrtar i lartë brenda partisë së Kurtit në kushte anonimiteti tha se Vetëvendosje nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje me LDK-në nëse asaj nuk i takon posti i MPB-së.

- Advertisement -

“Negociatat ndërmjet dy partive janë bllokuar tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ne si Vetëvendosje nuk do t’ia japim këtë ministri. Është kusht për bashkëqeverisje”,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit