1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Historia e dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti në Prishtinë – Kështu erdhi deri te vrasja!

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Prishtinën.

- Advertisement -

Dy familjet nga kryeqytetit, Rafuna dhe Mehmeti, u hasmuan për shkak të një vije pronësore.

Indeksonline ka mësuar gjithë ngjarjen se si erdhi deri tek konflikti që mbeti me pasoja të rënda.

Historia nisi kur një zyrtar i kadastrës në Komunës së Prishtinës i caktoi megjën dy familjeve, komshinj në Lagjen e Spitalit.

- Advertisement -

“Familja Mehmeti i ka vendosur disa blloka në megjën afër familjes Rafuna. Njëri prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelmi bllokat e vendosur duke thënë se “I ke vendosur në megjën time”, ka treguar një burim për “Indeksonline”.

Tutje, ai tregon se familjarët e Mehmetit e goditën fizikisht një anëtarë të Rafunës.  Ata iu kundërpërgjigjen me armë zjarri ku edhe mbeti i vrarë Bashkimi dhe tre të tjerë të plagosur.

- Advertisement -

Miftar Mehmeti, Naim Mehmeti dhe një person i paidentifikuar  janë arrestuar nga Policia e Kosovës./Indeksonline/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit