2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dje kapiten te Serbia, sot bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës

Rekomandime

Nga kapiten te Serbia, sot një futbollist i Kosovës. Ëhtë pikërisht ky rasti i veçantë i futbollistit me origjinë shqiptare, Arton Zeka.

Mesfushori 19-vjeçar, ka braktisur ekipet e moshave me fanellën e Serbisë dhe tashmë i është bashkuar ekipit të Kosovës U21 dhe është vënë nën urdhërat e trajnerit Rafet Prekazi.

- Advertisement -

Zeka është rritur në moshat e shtetit serb, madje tek U17 ka qenë edhe kapiteni i ekipit. Ai është shprehur se ndihet krenar për zgjedhjen e bërë, por pa dhënë arsye apo detaje për largimin nga moshat e Kombëtares së Serbisë.

Ai tha:

Për mua është një nder i madh të vesh fanellën e shtetit tim, kënaqësi të jem pjesë e këtij grupi. Nuk jam ndjerë kurrë më mirë sesa kur e vesha fanellën për t’u stërvitur me ekipin. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe gjërat po shkojnë ashtu siç i kam ëndërruar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit