Tifogrupi nga Prishtina, ‘Plisat’, kanë bërë një gjest tejet të ulët dhe jo sportiv duke rrahur një tifoz nga Çekia, transmeton Gazeta Metro.
Kosova dhe Republika e Çekisë janë takuar sot në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.
Për këtë ndeshje kishin udhëtuar edhe tifozët mysafirë, por jo gjithçka shkoi mirë për ta. ‘Plisat’ kanë rrahur njërin nga ta në rrugët e kryeqytetit, teksa videon e kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’.
‘Dita e ndeshjes’ – kanë shkruar ata krahas kësaj video.