Më në fund vijnë disa lajme të mira për yllin e Përfaqësueses së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica.
Shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen e javës së parë ndaj Fortuna Dusseldorfit në Bundesligë, Milot Rashica mbeti jashtë edhe për ndeshjet e shtatorit të Kosovës.
Por, më në fund edhe ai po kthehet. Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka thënë se sulmuesi vushtrrias do të kthehet shumë shpejt.
Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se Rashica do të jetë në dyshim për ndeshjen e 14 shtatorit ndaj Union Berlinit, teksa ndaj Leipzigut(21 shtator) ai do të jetë sigurt i përfshirë me skaudrën e Werder Bremenit.