2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish-ambasadori serb ia thotë copë Vuçiç: Kosova është humbur, vetëm politikanët e pasinqertë nuk e pranojnë

Rekomandime

“Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë është humbur “, kështu i është drejtuar ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA’së për të zgjidhur problemin mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020.

- Advertisement -

SHBA-ja u fut në ofensive sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse u vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar ish-diplomati serb.

Protiç madje angazhimin aktual të SHBA’së e krahason me atë të para disa viteve, kur u arrit Marrëveshja e Dejtonit pas dështimit të Evropës që ta bindte Millosheviçin për bashkëpunim.

Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA’ve, thotë se interesi për Kosovën mund të rritet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit