3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vetura ia shkel këmbën 11 vjeçarit në Prishtinë, postimi i tij është tejet prekës

Rekomandime

Dren Lahu ka qenë dje duke u kthyer nga shkolla së bashku me motrën dhe shoqet e tij.

Por, rruga për në shtëpi ka mundur të jetë fatale pasi që një veturë e ka goditur atë në këmbë. Rasti ka ndodhur në Mat 1.

Shoferi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjë që e ka lënë të prekur emocionalisht edhe djaloshin 11 vjeçar, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

“Më e dhimbshme ishte ikja e drejtuesit të automjetit që ma shkeli këmbën me veturën e tij, se sa dhimbja e këmbës dhe gipsit në këmbë” shkruan Dreni në Facebook.

Indeksonline ka kontaktuar prindin e Dren Lahut. Prindi ka thënë se djalit i kujtohet se ka qenë vetura e tipit Golf 5 me ngjyrë të zezë.

Rasti është lajmëruar edhe në Polici.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit