7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ish-ambasadori amerikan Dell: Fushata e NATO-s nuk do të ishte e suksesshme pa UÇK-në në terren

Rekomandime

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, në një intervistë për Oral History Kosova, ka folur për karrierën e tij diplomatike në kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Departamentit të Shtetit që nga vitet ’80.

Ai ka treguar për eksperiencën e tij të parë kur ka arritur në Kosovë menjëherë pas luftës në kohën kur ka qenë zëvendësambasador në Ambasadën amerikane në Sofje të Bullgarisë.

- Advertisement -

Dell vizitën e parë të tij në Kosovë e ka realizuar në shkurt të vitit 2000, ku sipas tij shiheshin dëmet e mëdha nga Iufta.

Ai ka thënë se kur është futur në Kosovë nga Maqedonia rrugës për në Prishtinë, ngjyrat e vetme që i ka parë kanë qenë flamujt kombëtarë dhe ata amerikanë.

“Ngjyra e vetme që e mbaj mend se kam parë ishte flamuri shqiptar dhe ai amerikan. Ngado që shikoje ishin këta dy flamuj”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Pas kësaj vizite në Prishtinë, ai ishte kthyer në Sofje dhe pas dy javësh kishte ardhur prapë në Prishtinë për të ndihmuar në rregullimin e misionit diplomatik amerikan në Kosovë.

Dell ka thënë se dy javë pas qëndrimit në Sofje kur ka ardhur e ka gjetur Pallatin e Rinisë në Prishtinë të djegur.

- Advertisement -

“Pasi arrita në Prishtinë për të parë nga afër gjendjen dhe për t’u familjarizuar me situatën u ktheva në Sofje ku qëndrova dy javë dhe kur u riktheva prapë në Prishtinë pashë Qendrën Sportive të djegur tërësisht, dhe thashë vetë me vete çfarë ndryshim i madh vetëm për dy javë”, ka thënë Dell.

Diplomati amerikan tha se intervenimi ushtarak nga NATO-ja ka qenë i nevojshëm në Kosovë dhe është dashur të ndodhë.

“Në fillim nuk e kam kuptuar situatën agresive të serbëve për spastrim etnik në Kosovë dhe besoj se na duhej ta ndalonim, nuk kam pasur asnjë dyshim për intervenimin në Kosovë. Ne kishim shembullin e Bosnjës, Kroacisë me luftëra dhe nuk mund të rrije ulur dhe të shpresoje se Millosheviqi do të fillonte të sillej mirë”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se intervenimi i NATO-s përmes ajrit ka mundur të mos ishte i suksesshëm sikur të mos kishte bashkërendim me UÇK-në në terren.

“Nuk jam shumë i sigurt nëse sulmet ajrore do të funksiononin, prandaj nevojitej bashkëpunimi me njerëzit në terren, pra me UÇK-në, dhe kjo bëri që taktikat tona të jenë më të suksesshme në intervenim. Po ashtu edhe pamjet e refugjatëve në trena, duke ikur nga shtëpitë e tyre e demaskuan Millosheviqin dhe taktikat e tij dështuan dhe lejuan që perëndimi të intervenojë”, ka thënë Dell.

Dell tutje ka kujtuar edhe kohën gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kur ai shërbente në Bullgari.

Ai ka rrëfyer fushatën ajrore të NATO-s kur një raketë e lëshuar nga aeroplanët e aleancës veriatlantike ka përfunduar gabimisht në kryeqytetin bullgar një kilometër nga vendi ku ai po qëndronte pasi raketa kishte huqur cakun si pasojë e fikjes së shpejtë të radarëve nga ana e ushtrisë jugosllave.

Më gjerësisht mund ta ndiqni intervistën e ish-ambasadorit Christopher Dell këtu:

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit