10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gazetari i njohur e bën “horë” Mërgim Vojvodën pas ndeshjes kundër Anglisë

Rekomandime

Mërgim Vojvoda është kritikuar nga një gazetar belg, për paraqitjen e tij që pati në ndeshjen me Anglinë.Mbrëmë Kosova i pësoi 5 gola, në humbjen 5:3 në Southampton ndaj Anglisë, shkruan Insporti

Vendimtar te anglezët në katër prej golave të shënuar ishte ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, që shënoi një gol dhe asistoi në tre të tjerë.

Gazetari dhe njohësi i futbollit belg, Kristof Terreur, e ka kritikuar Vojvodën për paraqitjen e tij, dhe problemet që ai pati me Sterlingun në krahun e djathtë të mbrojtjes.

- Advertisement -

Vojvoda luajti në pozitën e tij, në të djathtë, kurse mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ishte i zhvendosur në pozitën e majtë të mbrojtjes, njëjtë si kundër Çekisë.Ai ndaj Sterlingut hasi në vështirësi të mëdha, derisa ishte i pafat duke e çuar topin edhe në rrjetën e tij, për epërsinë 3:1 të anglezëve.

Për këtë paraqitje të tij, gazetari Kristof Terreur ka shkruar se Vojvoda duhet të jetë i lumtur që s’do të luajë më këtë muaj përballë Sterlingut.“Mërgim Vojvoda me siguri që mezi pret të luajë sërish në Jupiler Pro League këtë vikend. Atje s’do të ketë lojtarë si Raheem Sterlingu që do ta rrotullojnë atë, ashtu siç bëri Sterlingu pak më parë”, ka shkruar mbrëmë Terreur në ‘Twitter’ gjatë ndeshjes.Kujtojmë se Vojvoda që nga maji i këtij viti aktivizohet në Belgjikë te skuadra e Standard Liege. 24-vjeçari për tri vite ishte pjesë e ekipit të Mouscron. /Insporti.com/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit