8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Haradinaj flet nga Deçani: Situata si në gjendje Iufte

Rekomandime

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se sot situate në Deçan është paksa me e qetë por sipas tij situate vazhdon të jetë e rëndë.

“Dje ka qenë një gjendje Iufte në Deçan. Shumë pacientë në gjendje shumë të vështirë. Ata nuk e ndjenin veten fare. Nuk është situatë e lehtë dhe aspak e zakonshme”.

- Advertisement -

Haradinaj e ka quajtur defilim dhe vizita turistike ardhjen e zyrtarëve shtetërorë në Deçan.

“Reagim nuk ka nga Qeveria, por vetëm vizita turistike nga Presidentja e të tjerët. Në raste të tilla do të duhej mbledhur Këshilli i Sigurisë. Këto ardhjet [e politikanëve] janë turizëm. Qeveria ka reagua mjaft me vonesë dhe pacientët po duhet vet t’i blejnë ilaçet”.

Haradinaj thotë se përgjegjësia nuk do të duhej të lihej vetëm mbi Komunën e Deçanit.

- Advertisement -

“Nuk e kuptojë se çfarë masa do të marrin kur me vete nuk kanë sjellë asgjë. Do të duhej të sillnin menjëherë ilaçe. Nuk e di e kanë neglizhuar situatën apo është mungesë përvoje”.

I pari i AAK-së ka kritikuar edhe mungesën e Kurtit në Kosovë.

- Advertisement -

Ai thotë se Greqia nuk është shumë larg që Kurti të kthehej në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit