Gjashtë zyrtarë të policisë në Gjakovë të cilët ishin të suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, në mesin e tyre edhe komandantin e policisë së kësaj komune, Kristë Gjokaj, sot i është ndërprerë dhe do të kthehen në vendin e punës.
Lajmin për kthimin e tyre e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi përmes një statusi në Facebook duke thënë se vendimin për këtë e ka marrë drejtori i Policicsë, Rashit Qalaj, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë:
Heronjet e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major KRISTË GJOKAJ kthehen në punë.!
Komandanti KRITSTË GJOKAJ,oficerët e lartë të policisë, epërorët GËZIM BIBLEKAJ,BEKIM PREQI, Policët AGRON IDRIZAJ, MILOT UKAJ, e SHABAN LIMANI, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, z. RASHIT QALAJ i është nderprerë suspendimi i përkoheshë dhe janë kthyer në punë.
Rroft Policia e Kosovës.!
Po behet shumë mirë për qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës, dhe po behet shumë keq për grabitesit dhe kriminelet e Gjakovës dhe të Kosovës.!