0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq u mburr se Vatikani nuk do ta njohë Kosovën, por ndryshe thotë Selia e Shenjtë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, u prit në Selinë e Shenjtë në Vatikan ku shkoi, sipas tij, të lutet që Vatikani mos të ndryshoj qëndrimin, e pas takimit deklaroi se doli i gëzuar dhe i bindur se Selia e Shenjtë nuk do ta ndërroj mendimin. Vatikani nuk e përmendi askund këtë.

- Advertisement -

Selia e Shenjtë publikoi sot komunikatën për shtyp në faqen zyrtare të Vatikanit ku njoftohej për audiencën e Presidentit të Serbisë dhe detajoheshin diskutimi mes tyre.

Pas takimit me Shenjtërinë e tij Papa Françeskun, Presidenti serb ishte pritur në dy takime me me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe Monsinjor Paul Gallagher, Sekretar i Marrëdhënieve me Shtete i Vatikanit.

“Gjatë takimit miqësor dhe të hapur u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira ekzistuese mes Selisë së Shenjtë dhe Serbisë, po ashtu edhe u vlerësua edhe kontributi që ofron komuniteti katolik në të mirën e të gjithë shtetin, posaçërisht në fushën shoqërore” shkruhej në komunikatën e Vatikanit.

- Advertisement -

Në komunikatën e për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Vatikanit nuk u cek askund pretendimet e presidentit serb Vucic, aty u theksua roli pozitiv që religjioni mund të ruaj në pajtimin mes popujve.

“Në vazhdim u diskutua edhe gjendja në vend dhe veprimtaria drejt integrimit europian. U diskutuan edhe çështje me interes të përbashkët në kontekstin rajonal duke u përqendruar në veçanti rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit më të frytshëm mes popujve në shërbim të paqes dhe rolin pozitiv që religjioni mund ta luaj në procesin e pajtimit”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit