7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reagon Fenerbahce: “Nuk e shesim Muriqin edhe nëse marrim ofertë 30 milionë euro”

Rekomandime

Muriqi nuk është në shitje, kështu ka thënë numri një i Fenerbahces, Ali Koç.

- Advertisement -

Vedat Muriqi e ka vazhduar aty ku e la sezonin në Turqi, duke shkëlqyer tani me skuadrën e re, Fenerbahcen, raporton Gazeta Express.

Ai po ashtu ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve sipas mediave ndërkombëtare.

Raportohet se Tottenham, Manchester United, Lazio, Atl.Madrid por edhe Valencia janë duke e monitoruar ‘Gladiatorin’ e Kosovës, por presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, ua ka mbyllur derën të gjithëve.

- Advertisement -

Vedat Muriqi, duke i shënuar gol nga penalltia Anglisë, sfidë që përfundoi 5-3, ku “Dardanët” pësuan humbjen e parë pas 15 ndeshjeve
“Nuk e kemi blerë Muriqin për ta shitur”, është përgjigjur Koçi kur është pyetur për thashethemet e fundit.

“Ai do të qëndrojë në ekipin tonë për të na ndihmuar. Unë nuk e shes edhe nëse ato klube do të më ofronin 30 milionë euro”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit