25.7 C
Pristina
E mërkurë, 29 Qershor, 2022

Challandes e paralajmëron Anglinë për ndeshjen në Prishtinë

Rekomandime

Edhe kur kanë kaluar disa ditë, entuziazmi në kampin e Kosovës është i madh

Kosova bëri dy ndeshje fantastike, njërën ndaj Çekisë, duke fituar 3:1, derisa humbja me Anglinë 5:3, kishte shumë gjëra pozitive.

Dardanët zhvilluan lojëra të mira, edhe pse kishin 4-5 mungesa, përcjell albinfo.ch.

Njëri nga më të merituarit padyshim është trajneri zviceran Bernard Challandes.

“Do të sulmojmë, do të sulmojmë, është e qartë kjo”, ka thënë Challandes.

“Ne do të sulmojmë, por Anglia është Angli dhe ndoshta ne do të kemi disa lojtarë të rinj në nëntor. Të lënduarit mund të rikthehen dhe nuk është lehtë për të luajtur gjithashtu as në Prishtinë, por në rregull”, shtoi tutje trajner i Kosovës.

“Tani për mua ndeshja më e rëndësishme është kundër Malit të Zi dhe me Anglinë është ndeshje e fundit dhe unë jam i lumtur me këtë ndeshje të fundit”, shton trajneri zviceran.

Kosova ka tetë pikë, duke u renditur në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Çekisë.

Më shumë artikuj

Të fundit