3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

CIA tregon si i përdorte pëllumbat për spiunim kundër Bashkimit Sovjetik

Rekomandime

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Shteteve të Bashkuara, e njohur më mirë me shkurtesën CIA, i ka publikuar disa dokumente të misioneve sekrete të Luftës së Ftohtë. Këto misione ishin realizuar me ndihmën e disa “asistentëve” të pazakonshëm – pëllumbave.

Në dosjet e publikuara tregohet se si pëllumbat trajnoheshin për kryerjen e misioneve klandestine për fotografimin e zonave të ndjeshme brenda territorit të Bashkimit Sovjetik.

- Advertisement -

Përpos pëllumbave, korbat ishin përdorur për lëshimin e pajisjeve të përgjimit në dritare të ndërtesave, ndërsa delfinët trajnoheshin për misione nënujore.

CIA besonte se këto gjallesa mund të kryenin detyra unike në operacionet klandestine të agjencisë.

Në një operacion të viteve të shtatëdhjeta, të emërtuar “Tacana”, pëllumbave u ishin vendosur kamera të vogla të trup, të cilat bënin fotografi në mënyrë automatike.

- Advertisement -

Kamera e vendosur në trupin e tyre kushtonte dy mijë dollarë dhe peshonte vetëm 35 gramë. Pas testeve të fotografive u dëshmua se pamjet ishin më të qarta sesa ato që merreshin nga satelitët spiunë.

Përdorimi i pëllumbave për komunikim është diçka që njerëzit e kanë shfrytëzuar para mijëra vjetësh, por Lufta e Parë Botërore vlerësohet si periudha e parë kur ata filluan të përdoreshin për mbledhje të informatave nga organet e inteligjencës, shkruan “BBC”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit