2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dha deklarata kundër Kosovës, presidentit çek i del punë me Gjermaninë

Rekomandime

Kryetari i organizatës “Paneuropa-Jugend Bayern” (Rinia Panevropiane e Bavarisë) njëherit nënkryetar i të njëjtës organizatë për Gjermani, Christian Hoferer, ka kritikuar në mënyrën më të ashpër deklaratat e fundit të Presidentit çek Milosh Zeman, sipas të cilit Republika Çeke duhet të tërheq njohjen e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Kjo është gjunjëzim para lobimit serb dhe përpara presidentit rus Vladimir Putin”, tha Hoferer për Radio Kosova.

Për Hoferer dhe “Paneuropa-Union Deutschland”, pavarësia e Republikës së Kosovës është “një fakt historik dhe një realitet i pakthyeshëm”.

Në një deklaratë ekskluzive për Radio Kosova, Hoferer ka theksuar se e vlerëson dhe respekton qëndrimin e Ministrit të Jashtëm çek Tom Czech Petriçek dhe Kryeministrit çek Andrej Babi Bab, të cilët janë deklaruar kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit