7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Këto sulme pritet ta rrisin çminin e naftës edhe në Kosovë

Rekomandime

Arabia Saudite thotë se dy sulme me dronë në objektet e saj të rafinerimit kanë ndërprerë 50% të prodhimit të naftës në vend.

Video amatore tregojnë flakë të fuqishme që kanë përfshirë objektin në lindje të vendit. Dje pasdite qiejt mbi qytetin Abkaid ishin mbuluar nga tymi.

Zyrtarët sauditë thonë se nuk ka pasur dëme në njerëz nga sulmi.

- Advertisement -

Një zëdhënës ushtarak për grupet kryengritëse huti në Jemen mori përgjegjësi për sulmet dhe u betua të intensifikojë goditjet nëse sauditët vazhdojnë të sulmojnë objektivat e hutive në Jemen. Hutitë janë një grup shiit në Jemen që vazhdon të luftojë prej vitesh me forcat qeveritare.

Por dje Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi Iranin për sulmin, duke përjashtuar mundësinë që hutitë të ishin të përfshirë në këtë akt.

- Advertisement -

“Nuk ka prova që sulmet erdhën nga Jemeni,” tha ai.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të ofronte prova për deklaratat e zotit Pompeo. Irani ka hedhur poshtë njoftimet se kishte lidhje me sulmin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit