7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Nga QKUK japin detaje: Përkundër ndërhyrjeve kirurgjike, Gani Rafuna vdiq sot në orën 15 e 15 minuta

Rekomandime

Sot në Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë Gani Rafuna (76) , i plagosuri i tretë nga konflikti me armë zjarri i ndodhur javë më parë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

- Advertisement -

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga QKUK-ja, ndërkohë mjekja kujdestare në repartin e intensiv në QKUK, Agreta Gecaj, ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Ajo ka treguar se që nga data pesë shtator kanë bërë përpjekje për të mbajtur në jetë tashmë të ndjerin Gani Rafuna, përmes ndërhyrjeve kirurgjike dhe trajtimit intensiv.

Gecaj për Express ka treguar se Rafuna ka qenë i plagosur në kokë me armë zjarri, dhe se sot ka ndërruar jetë në orën 15 e 15 minuta.

- Advertisement -

“Pacienti ka qenë Gani Rafuna, i lindur në vitin 1943. Ka qenë duke u trajtuar prej datës pesë shtator në kujdes intensiv. Përkundër të gjitha ndërhyrjeve kirurgjike dhe trajtimit intensiv ai sot në orën 15 e 15 ka ndërruar jetë. Ka qenë i plagosur në kokë, plagë me armë zjarri në kokë”, ka thënë Agreta Gecaj për Express.

I gjithë incidenti i armatosur i ndodhur në Lagjen e Spitalit ditë më parë kishte ardhur si pasojë e një kontesti pronësorë mes familjes Rafuna dhe Mehmeti.

- Advertisement -

Policia dhe Prokuroria janë duke u marrë me rastin dhe deri tani janë arrestuar tre persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit