1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vazhdon lufta ndaj nepotizmit e Kadri Veselit: Anetari i kryesisë së PDK’së punësohet në Ministri të Drejtësise

Rekomandime

Ministria e Drejtësisë ia ka bërë një vend pune anëtarit të Kryesisë së PDK-së, Petrit Reçicës.

- Advertisement -

Reçica më 5 gusht është zgjedhur udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen e Ligjshmërisë së Punës të Profesioneve në ministrinë e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Abelard Tahiri, shkruan Sinjali.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë për përzgjedhjen e kandidatit më të suksesshëm, thuhet se Reçica është përzgjedhur në këtë pozitë pasi sipas tyre, ka mbledhur 90.8% të pikëve.

Image
Sipas konkursit të hapur më 11 korrik, Reçica do të kryejë një sërë detyrash në pozitën e re.

- Advertisement -

Nga detyrat e përshkruara në konkurs, ai parashihet të udhëheqë “punën e gjithmbarshme të divizionit dhe do të ndihmojë mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e objektivave”.

Reçica angazhohet edhe për të identifikuar, propozuar dhe analizuar politikat për fushën e mbikëqyrjes së ligjshmërisë së Punës së Profesioneve të Lira.

- Advertisement -

Më 18 korrik, Petrit Reçica ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë së PDK-së.

Nga votat e Këshillit Drejtues të kësaj partie, ai kishte dalur ndër 20 anëtarët më të votuar brenda partisë, duke u radhitur në vendin e 18.

Edhe një anëtare e PDK-së kishte gjetur punë në ministri. Valentina Hamza është bërë udhëheqëse e Divizionit për Teknologji Informative dhe Logjistikë në Ministrinë e Integrimit Evropian, që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha.

Valentina Hamza, përveç që i shërben PDK-së si aktiviste, ka edhe një afërsi me ish-deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit