Ambasadori amerikan, Philip S. Kosnett, ka vizituar Mitrovicën mirëpo ajo që bie në sy është se ai ka vizituar një qebatore për drekë në sheshin e Mitrovicës.
Këtë e ka bërë të ditur qebaptorja ku kishte ngrënë drekë ambasadori.
“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, për drekë në Edin’s SteakHouse!
Kosova, vendi i vogël me zemër të madhe, e ka të pa ndashme mirënjohjen dhe dashurinë për popullin tuaj. Ardhja juaj sot e ka madhështuar pa fund qytetin tonë në përgjithësi dhe shtëpinë tonë në veçanti. Faleminderit, nga zemra!”, thuhet në postim.