Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë publik sloganin e partisë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor.
Osmani ka shkruar në Facebook se slogani i LDK-së do të jetë “Beso”.
Tutje, nga kjo parti kanë shkruar se “Beso” do të thotë besimi në shtet të drejtë, të barabartë e të zhvilluar, si dhe besim në ndryshim, fitore e në LDK.
Por ish-ushtari i UÇK-së, Liri Loshi ka ironizuar keq me sloganin e zgjedhur nga partia e Isa Mustafës, shkruan Reporteri.net.
“Beso… se nuk jam ka rrej. Sllogan i forte a”, ka shkruar ai në Facebook.