2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Bëhet për spital profesori shqiptar që i kërkoi studentes favore seksuale

Rekomandime

Profesori Denis Himçi, i përfshirë në skandalin e publikuar pak ditë më parë, ku i kërkonte shërbime seksuale studentes në këmbim të marrjes së provimeve, ka përfunduar në spital.

- Advertisement -

Sipas mediave shqiptare, thuhet se Himçi është ndjerë keq gjatë qendrimit të tij në paraburgim dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të para mjekësore, transmeton Indeksonline.

Profesori i gjuhës italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, u pezullua nga detyra dhe u arrestua menjëherë pas publikimit të filmimeve.

Së fundmi në deklaratën e tij ai pretendon se “filmimet janë një kurth”. Ndonëse nuk dihen më të dhëna të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore, sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vite dhe me gjobë nga pesëqind deri në dy milionë lekë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit