Kiara Titon tanimë do ta shohim edhe në Youtube pasi moderatorja ka vendosur t’i përkushtohet kanalit të saj në të cilin do të publikojë momente nga jeta, tutoriale make up e shumë të tjera.
Kiara e ka nisur videon e parë duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave të cilët janë shumë kuriozë për jetën e saj private.
“Kur ke puthur për herë të parë”, ishte një ndër pyetjet e fansave.
“Kur kam qenë 13 vjeç e kam dhënë puthjen e parë dhe ishte shumë e shpifur. Mendova se do ishte si në filma, por ishte krejt e kundërta”, tregoi Kiara.