3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Haziri thumbon Kurtin: Tubimi i mbrëmshëm në Prishtinë është përgjigja ime për Mr. Bean

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë gjatë një tubimi elektoral në Klinë se LDK është ngritur në këmbë dhe dëshmi për këtë, sipas tij, ka qenë tubimi që është mbajtur mbrëmë në Prishtinë.

- Advertisement -

Nga Klina, Haziri ka thënë se dëshiron t’i përgjigjet Albin Kurtit – të cilit po i referohet si Mr.Bean – se për cilat arsye ka qenë i lumtur me rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së dhe nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.

“Ai që unë po e quaj Mr. Bean u bë merak me e ditë pse unë kam shkuar i lumtur në takime sepse kam qenë i lumtur pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar dhe nominimit të Vjosa Osmanit kryeministre. Ju ka bë merak dhe që një muaj s’po i bie në fije pse unë kam qenë ma i lumturi. Dëshiroj me i tregu nga Klina se kurrë ma i lumtur se atë ditë nuk kam qenë, sepse sheshi i Prishtinës mbrëmë dhe kjo sallë, tregon se LDK-ja është bashkuar dhe besimi jonë është në Vjosën”.

Sipas tij, kundërshtarët e LDK-së kanë shpresuar në përçarje të LDK-së.

- Advertisement -

“Përnjëmend kemi me fitu. Ata që kanë prit dhe kanë bë sehir natën me e përça LDK-në, me thy LDK-në dhe në copat e saj me dalë fitues, janë ndarë të zhgënjyer. Kanë me mbetë të dëshpëruar përjetë sepse LDK-ja është rikthyer në besim në familje që është program i Vjosës, në besim në shtet që është program i Vjosës dhe në besimin në Zot që është besim i joni. Ëndërr kanë me na pa, po ju tregoj drejt, por edhe pak duhet me dal me punu”.

Ai e ka quajtur ofenduese qasjen e Vetëvendosjes që ka ofruar autobusë falas për bashkatdhetarët tanë në Europë që duan të vijnë për të votuar më 6 tetor.

- Advertisement -

“Njerëzit që Kosovës i japin qindra miliona euro në vit nuk kanë nevojë për një biletë autobusi. Këta njerëz kanë nevojë për një ‘mirëdita’ dhe për një respekt dhe LDK është parti e respektit. LDK i falënderohet deri në gjunjëzim bashkatdhetarëve tanë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit