Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili e cila po ashtu njihet për afërsinë e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës për herë të parë i është bashkangjitur fushatës së kësaj partie.
Ajo ka marrë pjesë në fushatën e LDK’së në Prizren, ku nikoqir ishte kryetari i degës së kësaj partie, Anton Quni.
Adelina Ismaili publikisht ka dhënë mbështetjen e saj për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani.
- Advertisement -
Në këtë fushatë, ajo ka kënduar këngën: Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën.
Performancën e saj mund ta ndiqni nga minuta 48:00.