Ndërkohë që partitë politike po vazhdojnë tubimet elektorale nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, vala e aderimeve po vazhdon.
Reporteri.net merr vesh se Partisë Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme pritet t’i bashkohet një figurë e rëndësishme.
Bëhet fjalë për nipin e ish-kolonelit Ahmet Krasniqi. Zyrtarizimi i kalimit të tij në PDK pritet të bëhet sonte, në një tubim që PDK-ja pritet ta mbajë në fshatin Zhilivodë rreth orës 19:00 të mbrëmjes, ku edhe jetojnë familja e ish-kolonelit.
Kalimin në PDK, ditë më parë e kishte paralajmëruar vetë Aziz Krasniqi i cili kishte shkruar se për “kauzë anëtarësohet edhe në PDK”.
Kujtojmë se PDK-së ditë më parë iu bashkua ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha.