0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Reagon edhe Molliqaj pas publikimit të videos të sulmit të tij ndaj Haki Abazit

Rekomandime

Pas publikimit të pamjeve në të cilat shihet konfrontimi mes Dardan Molliqajt dhe shoqëruesit të tij në njërën anë dhe Haki Abazit në anën tjetër, ka reaguar edhe Molliqaj.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Molliqaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje dhe televizioni T7 po dalin mashtrues.

“Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima”, ka shkruar Molliqaj.

Më 11 shtator, kandidati i VV-së për deputet, Haki Abazi, është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

- Advertisement -

Sulmi fizik kishte ndodhur pas një emisioni televiziv në T7.

Abazi kishte thënë për KALLXO.com se ishte sulmuar me grushte nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

- Advertisement -

Portali “sinjali” ka publikuar sonte pamje nga momenti i sulmit ndaj Haki Abazit.

Ish-anëtari i VV-së, tani i PSD-së, Dardan Molliqaj, kishte mohuar se kishte sulmuar Haki Abazin.

Ky është postimi i plotë i sontëm i Dardan Molliqajt :

“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit