0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Njeriu i besueshëm i kryeministrit britanik fton qytetarët të votojnë për PDK-në

Rekomandime

Një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, para shumë simpatizantëve të PDK-së në Prishtinë, ka mbajtur një fjalim mobilizues.

- Advertisement -

Ish-ministri britanik dhe njeriu i besueshëm i kryeministrit aktual Boris Johnson, ka thënë se PDK-ja është një anëtare e Partisë së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë. Dhe, sipas tij, kjo e bën PDK-në një parti simotër të partisë së tij, Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar.

“Disa muaj më parë pata privilegjin të drejtoja fushatën e Boris Johnsonit për udhëheqjen e partisë sime. Unë e mbështeta për shkak të vlerave të tij. Sot shoh po ato vlera të pasqyruara edhe në këto zgjedhje këtu”, ka shtuar ai.

Miku i kryeministrit britanik, James Wharton, ka thënë se Britania dëshiron një Kosovë të hapur, që është e lirë dhe ku respektohet sundimi i ligjit.

- Advertisement -

Sipas tij, Britania e dëshiron një Kosovë që të qëndrojë afër Britanisë së Madhe, sepse kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta.

“Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e saj. Populli duhet ta vendosë Kosovën në rrugën e duhur. Korrupsioni e shkatërron shoqërinë. Nëse nuk ballafaqohet, ai rritet edhe më keq. Korrupsioni shkatërron shtetin ligjor dhe grabit nga burimet që nevojiten për shërbime publike”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Sipas britanikut nga Partia Konservatore e Britanisë së Madhe, nëse nuk e luftojmë korrupsionin, nuk mund të përmirësojmë shkollat, nuk mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor dhe nuk mund të sigurojmë të ardhmen e një vendi.

“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, për të mbështetur PDK-në dhe Kadri Veseli. Ai nuk ka thënë vetëm premtime të ngrohta. Ai tashmë ka treguar se do të veprojë për të zhdukur abuzimet. Ai ka përvojë e forcë dhe ai ka vullnetin për të shtyrë përpara ndryshimin”, ka thënë ai.

Wharton ka thënë se Kadri Veseli është mik i Britanisë së Madhe, ashtu sikurse ai është mik edhe i Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, Grupi i Partive Konservatore Evropiane dëshiron një Kosovë të gjallë që forcon lidhjet me vendet jashtë, një Kosovë që zgjedhë liderët e duhur për të ndërmarrë reformat e duhura.

“Platforma që Kadri Veseli dhe PDK-ja kanë paraqitur në këto zgjedhje është e duhura. Ajo do ta vendosë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe do të forcojë marrëdhëniet me Perëndimin. Ju keni një shans që të votoni për të luftuar korrupsionin dhe për të çimentuar të ardhmen e Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe të prosperuar që orientohet drejt perëndimit”, ka theksuar ai.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë shans dhe të votojnë PDK-në dhe Kadri Veselin.

“Shpresoj që do ta shfrytëzoni atë shans. Dhe shpresoj që agjenda e Kadri Veselit do ta çojë Kosovën përpara në një të ardhme të ndritshme dhe të zhvilluar. Votoni 112”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit