4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Trafikuesit e drogës shpëtojnë tre policë spanjollë

Rekomandime

Policia spanjolle ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj janë shpëtuar nga uji nga trafikuesit e drogës që po i ndiqnin. Ngjarja e pazakontë ndodhi kur barkat e shpejta u përplasën mes vete dhe policët ranë në ujë.

Operacioni për ndjekjen e trafikuesve të dyshuar u zhvillua të premten pasi policia e vërejti një barkë me katër persona, të cilët dyshoheshin për transport të drogës në bregdetin jugor të Spanjës.

- Advertisement -

Gjatë ndjekjes, dy barkat u përplasën mes vete dhe tre policët ranë në ujë pasi barka e tyre doli nga kontrolli.

Përmes megafonit, disa policë të tjerë nga helikopteri kërkuan nga personat e dyshuar që të ofrojnë ndihmë për tre policët e rënë në ujë dhe ata i nxorën nga uji.

Sidoqoftë, ky gjest nuk i shpëtoi ata nga forcat e sigurisë, të cilat gjetën tre tonë kanabis afër vendin ku ishte duke lundruar barka e personave të dyshuar.

- Advertisement -

Në deklaratën e policisë thuhet se katër personat e dyshuar janë arrestuar për trafikim droge, ndërsa rreth 80 pako me drogë janë nxjerrë nga uji, shkruan “The Guardian”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit