2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kapet duke e fotografuar votën, arrestohet

Rekomandime

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën fillore “Isa Boletini” është arrestuar një person i cili nga komisionerët aty është vërejtur duke e fotografuar votën. Pas kësaj bëhet e ditur se ai e ka grisur fletëvotimin e tij.

- Advertisement -

Thirrjes së komisionerëve i është përgjigjur policia, të cilët momentalisht janë duke e intervistuar personin e dyshuar.

Sipas përfaqësuesit të DNV-së në Rahovec, Dukagjin Nishiqi, ky rast llogaritet edhe si presion dhe jo votë e lire dhe njëkohësisht është vepër penale dhe se pret që organet e rendit të merren me të.

Ai po ashtu tregoi se personat që kryejnë vepra të tilla sipas ligjit në fuqi dënohen deri në gjashtë muaj burgim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit