Kandidati nga PSD Dardan Molliqaj ka qëndruar për mbi 20 minuta në qendrën e votimit në fshatin e tij.
Ai përpos se ka votuar, ka qëndruar në qendër dhe ka komunikuar me qytetarët në shkollë në fshatin Beleg të Deçanit.
Ekipi i KALLXO.com që ka qëndruar në këtë qendër ka filmuar Molliqajn duke qëndruar në korridor, ndërsa jashtë saj Molliqaj nuk ka pranuar të flasë për arsyet pse ka qëndruar kaq gjatë në qendër.