11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Shifra rekord: Mbi gjysmë milion kosovarë kanë votuar deri tani

Rekomandime

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur më herët konferencë për media, ku ka njoftuar se deri tani kanë dalur për votuar mbi 554.000 persona, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

KQZ njofton se deri në të njëjtën kohë, në vitin 2017 kishin votuar mbi 450.000 votues votues.

“U njoftojmë se duke mbështetur procesi ka kaluar pa ndonjë problem që e dëmton atë. Po ashtu sipas të dhënave, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 mbi 554.000 qytetarë. Në zgjedhjet e kaluara, deri në të njëjtën kohë kishin votuar mbi 450.000 votues”, ka njoftuar shefja e KQZ’së, Valdete Daka.

Tutje, ajo ka shtuar me parregullësitë e lajmëruara deri tani, po merret Prokuroria dhe Policia.

- Advertisement -

“Njëkohësisht ju njoftojmë se ka pasur disa çështje që janë raportuar, për të cilat janë kujdesur Prokuroria dhe Policia e Kosovës”, theksoi Daka.

KQZ pritet të mbajë përsëri konferencë për media rreth orës 19:30, ndërsa ne do t’iu mbajmë të infromuar lidhur me zhvillimet e zgjedhjeve të sotme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit