4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky është urimi i Sali Berishës për Kurtin

Rekomandime

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj Albin Kurti për fitoren e arritur në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai thotë se ka mirërpritur edhe partitë që pranuan rezultatin dhe dolën në opozitë.

Postimi i plotë i Berishës:

- Advertisement -

Ne zgjedhjet e djeshme parlamentare historike fitoi ndryshimi, fitoi Kosova!

Miq, se pari dua te uroj nga zemra qytetaret e Kosoves per rregullin, civilitetin me te cilat ata zhvilluan dje zgjedhjet parlamentare dhe besimin qe u dhane mençurisht partive te opozites.
Uroj qe zgjedhjet ne Kosove me modelin e tyre te frymezojne shqiptaret ne Shqiperi per nje proces zgjedhor te lire dhe te drejte.

Miq, dje qytetaret e Kosoves me voten e tyre votuan ndryshimin!
Ata, bazuar ne rezultatet pothuaj perfundimtare u rezervuan me besimin e tyre ne zgjedhjet e djeshme partive opozitare te Kosoves, LVV dhe LDK, vendin e pare dhe te dyte me nje diference fare te vogel.

- Advertisement -

Ndaj dhe nje urim te perzemert le ti dergojme ne miq sot zotit Albin Kurti, kryetarit te Levizja Vetvendosja per fitoren ne zgjedhjet parlamentare te djeshme ne Kosove dhe daljen per se dyti radhas te Levizjes qe zoti Kurti udheheq force e pare politike ne Kosove.

Qytetaret e Kosoves duke votuar dje per parti te pare Levizjen Vetvendosja, programin, Liderin e saj Albin Kurti dhe vizionin e tij votuan per ndryshimin qe ata prisnin per te ardhmen e tyre dinjitoze me te mire, ne nje Kosove te zhvilluar, te begate qe ecen si vend sovran ne rrugen e integrimit te saj rajonal, europian dhe euroatllantik.

- Advertisement -

Miq, ju ftoj qe me kete rast te urojme perzemersisht kryetarin e LDK zotin Isa Mustafa dhe udheheqesen e LDK ne fushaten zgjedhore te Kosoves, zonjen Vjosa Osmani per rezultatin qe arriten dhe rritjen e mbeshtetjes popullore per Lidhjen Demokratike qe u shenua ne zgjedhjet e djeshme.

Shpreh bindjen time se LDK, udheheqja e saj do te perdore kete besim te madh te qytetareve si gjithnje ne interesin me te mire te tyre dhe te Kosoves ne rrugen e konsolidimit te pavaresise, zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve rajonale, europiane, euroatllantike.

Une dua te pershendes gjithashtu forcat politike te Kosoves qe dolen dje ne opozite per menyren e pranimit te rezultatit dhe te rotacionit te pushtetit.

Miq, nje mirenjohje te veçante te shprehim per te gjithe ata drejtues, deputete dhe personalitete te spektrit politik, mediave dhe botes akademike te Kosoves dhe ish kryeministrit Haradinaj qe me guxim, vendosmeri bllokuan ne kushte te presioneve te jashtezakonshme e te pamerituara projektin e krijimit te Serbise se Madhe, ne kurriz te integritetit territorial, sovraniteti, kushtetutes dhe pavaresise se Kosoves te serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argateve te trojkes shqipfolese albanofobe!

Zoti e bekofte Kosoven, qytetaret e saj dhe voten e tyre! sb

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit