-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vetëvendosje ‘fundos’ Shpend Ahmetin në Prishtinë

Rekomandime

Koalicioni AAK-PSD është duke pësuar debakël në Prishtinë.

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke përditësuar rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas këtyre të dhënëve, kanë mbetur pa u numëruar edhe tre vendvotime në Prishtinë, pra nga 247 janë numëruar 244 vendvotime apo 98.79 për qind, shkruan lajmi.net.

Rezultatet tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje është e para në Prishtinë me 37 mijë 229 apo 37.15 për qind.

- Advertisement -

Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka siguruar 32 mijë e 497 mijë apo 32.42 për qind, ndërkaq në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur 15 mijë e 456 vota apo 15.42 për qind, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave, koalicioni AAK-PSD ka mbledhur vetëm 7 mijë e 617 apo 7.60 për qind.

- Advertisement -

Në këtë koalicion që është pjesë edhe Shpend Ahmeti i cili udhëheq në Prishtinë, shihet se është ndëshkuar nga votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezultatet e fundit thonë se Lëvizja Vetëvendosje ka 29 mijë e 612 vota ma shumë se koalicioni AAK-PSD.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit